Biçikletat elektronike Harley-Davidson së shpejti në treg

Biçikletat elektronike Harley-Davidson së shpejti në treg

Gjiganti i motorëve Harley-Davidson ka bërë të ditur që shumë shpejtë do ta prezanton në tregun evropian biçikletën elektrike me cilësi të mirë S1 Mosh / Tribute.

Sipas njoftimit të kompanisë vetëm 650 biçikleta elektronike do të shiten. Gjysma e tyre në Evropë.

Modeli retro do të shitet në numër të kufizuar dhe i bën homazh motoçikletës më të vjetër Harley-Davidson nga viti 1903.

Harley Davidson Serial 1 E-Bike

Me kornizën e saj të zezë prej alumini, gomat e bardha Schwalbe dhe një shalë lëkure ngjyrë kafe, u modelua në mënyrë perfekte.

Harley Davidson Serial 1 E-Bike

Bateria është e vendosur në zonën e poshtme të kornizës dhe mund të hiqet për mbushje. Motori elektrik Brose gjeneron një çift rrotullues prej 90 Nm.

Harley Davidson Serial 1 E-Bike

Kjo mundëson katër mënyra drejtimi: modaliteti eko-miqësore me mbështetje të ulët, mënyra turn për mbështetje të ekuilibruar, mënyra sportive për kthesat dhe kodrat dhe mënyra nxitëse me mbështetje të fortë për ngjitje të pjerrëta.

Harley Davidson Serial 1 E-Bike

Mosh / Tribute mund të porositet paraprakisht në faqen e internetit Serial 1, gjysma e 650 kopjeve të planifikuara do të shkojnë në SHBA, gjysma tjetër në Evropë.

Harley Davidson Serial 1 E-Bike

Çmimi i biçikletës kushton 5,999 dollarë dhe është planifikuar të del në treg në fund të këtij viti.

Përveç Mosh / Tribute, ofrohen edhe Mosh / Cty (3,499 euro) dhe Rush / Cty (4,699 euro)./Motilokal.com