Mot i kthjellët e me diell, ky është parashikimi i meteorologëve për sot dhe fundjavë në Shqipëri

Mot i kthjellët e me diell, ky është parashikimi i meteorologëve për sot dhe fundjavë në Shqipëri

Shqipëria do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku parashikohet të kemi mot të kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet e larta malore.

Sot në Shqipëri do të jetë mot i kthjellët e me diell, por mëngjesi dhe nata do jenë më të ftohta. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 13 deri në 25 °C.

Të shtunën do të mbajë mot i kthjellët e me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 16 deri në 23 °C.

E diela do të jetë me të kthjellët e me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 19 deri në 27 °C./Motilokal.com