Si parashikohet të jetë moti sot dhe dy ditët e ardhshme në gjithë Shqipërinë?

Si parashikohet të jetë moti sot dhe dy ditët e ardhshme në gjithë Shqipërinë?

Ndërkohë që Evropa por edhe rajoni janë ‘pushtuar’ nga moti i ligë, edhe në Shqipëri pritet që të përkeqësohet moti. Ditën e sotme moti parashikohet që të ketë reshje dhe dendësime të vranësirave. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 14 deri në 16 °C.

Mëngjesi i së martës do të jetë pjesërisht me re, ndërsa mesdita me mot të kthjellët. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 11 deri në 17 °C. Era do të fryje me shpejtësi 1 m/s në drejtim të perëndim-veriperëndim.

E mërkura do të mbajë mot pjesërisht me re. Temperaturat do të sillen prej 11 deri në 17 °C. Era do të fryje me shpejtësi 2 m/s në drejtim të jugut. /Motilokal.com