Apple kundërshton planin e BE-së për mbushësit e telefonave

Apple kundërshton planin e BE-së për mbushësit e telefonave

Komisioni Evropian (KE) ka hartuar një plan për prodhimin e mbushësve të njëjtë për të gjitha pajisjet teknologjike si telefona, tabletë dhe kufje.

Një direktivë me 18 faqe e publikuar nga KE përcakton se mbushësit e njëjtë nga të gjitha kompanitë sjellë përfitime për konsumatorin si dhe redukton shpërdorimin e energjisë elektrike.

Përllogaritet se konsumatorët në BE do të kursejnë 250 milionë euro në vit nga një hap i tillë.

Sipas direktivës së BE, në përdorim duhet të jetë mbushësi i tipit USB-C që aktualisht përdoret nga telefonat Android, shkruan euronews.

Kjo gjë do të detyronte Apple që të ndryshonte teknologjinë e përdorur për vendet e BE-së.

Në momentin që ligji do të hyjë në fuqi do të ketë një periudhë 2-vjeçare tranzitore gjatë të cilët prodhuesit duhet të përshtatin mbushësit.

Apple e ka kundërshtuar një gjë të tillë duke thënë se rregullatori strikt penalizon inovacionin në një kohë kur duhet ta mbështeste këtë gjë./Motilokal.com