Sot mot me diell, nga nesër reshje shiu në Shqipëri

Sot mot me diell, nga nesër reshje shiu në Shqipëri

Java në Shqipëri parashikohet të jetë me mot të paqëndrueshëm dhe prezencë të shpeshtë të reshjeve të shiut por nuk do të mungojnë edhe kthjellimet.

Sot pritet të kemi mot të kthjellët në të gjithë territorin si dhe shtim gradual vranësirash prej orëve të mbrëmjes. Temperaturat do të luhatën nga 18 deri në 28 °C.

Të martën pritet të mbajë mot me kthjellime dhe vranësira, këto të fundit më tepër do të jenë prezente përgjatë relieveve malore. Reshje shiu me intensitet të ulët në ultësirën perëndimore ndërsa në relievet malore me intensitet mesatar deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 22 deri në 26 °C.

E mërkura parashikohet të jetë me kthjellime e vranësira me reshje lokale shiu pas orëve të mesditës në pjesën më të madhe të vendit. Temperaturat do të sillen prej 17 deri në 26 °C./Motilokal.com