Edhe sot mot me diell e ngrohtë, nga e marta reshje shiu në Kosovë

Edhe sot mot me diell e ngrohtë, nga e marta reshje shiu në Kosovë

Java në Kosovë fillon me mot ndryshueshëm, me kthjellime e diell dhe vranësira. Nga dita e martë pritet reshje shiu dhe rënie e temperaturave.

Sot do të mbajë mot i ngrohtë, kryesisht i kthjellët e me diell, gjatë pasdite priten shtim i vranësirave dhe mundësi për riga lokale shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 15 deri në 25 °C.

Dita e martë do të jetë me vranësira e reshje shiu, të shoqëruara edhe me bubullima. Temperaturat do të luhatën prej 15 deri në 18 °C.

E mërkura do të mbajë mot pjesërisht me re gjatë pjesës së parë të ditës, ndërsa pasdite me vranësira e reshje shiu. Temperaturat do të sillen nga 13 deri në 20 °C./Motilokal.com