Masterplan për zhvillimin e ekoturizmit dhe bujqësisë në zonë e mbrojtur të Vjosës

Masterplan për zhvillimin e ekoturizmit dhe bujqësisë në zonë e mbrojtur të Vjosës

Hartimi i masterplanit për zonën e mbrojtur të lumit Vjosa, synon zhvillimin e ekoturizmit dhe zhvillimin e qëndrueshëm bujqësor e blegtoral duke ruajtur ekosistemet natyrore.

“Sërish për Vjosën dhe buzë saj në Grykën e Këlcyrës, me ambasadoren e Greqisë Sophia Philippidou dhe kryetarin e Bashkisë së Konicës, ekspertë vendas dhe partnerë ndërkombëtarë në takimin organizuar nga Bashkia Këlcyrë dhe Konfindustria “për zhvillimin e qëndrueshëm në miqësi me ruajtjen e ekosistemit”, u shpreh ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

Ministrja Kumbaro theksoi se lumi Vjosa 272 km i gjatë filluar nga burimi i tij në Greqi, duke përshkruar Shqipërinë e Jugut e duke u derdhur në detin Adriatik, është një aset i jashtëzakonshëm për ekonominë e jugut të Shqipërisë, për rreth 50 000 banoret që jetojnë pranë lumit dhe e kanë jetën të  lidhur me ekonominë e zonës, nga Përmeti, Këlcyra, Tepelena, Memaliaj, Mallakastra deri në urën e Mifolit në pjesën e fundit lumore”.

Më tej ajo tha se me vendimin e dhjetorit 2020, Këshilli Kombëtar i Territorit zona e mbrojtur e Vjosës u shtri në të gjithë territorin e saj, nga hyrja në vendin tonë deri në derdhjen e tij.

“Tashmë detyra e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura është hartimi i masterplanit të zhvillimit për zonën me synim ekoturizmin dhe zhvillimin e qëndrueshëm bujqësor e blegtoral si dhe ruajtjen e ekosistemeve natyrore”, theksoi Kumbaro.