Amazon lanson robotin e parë shtëpiak ‘Astro’, mund të kontrollohet edhe nga distanca

Amazon lanson robotin e parë shtëpiak ‘Astro’, mund të kontrollohet edhe nga distanca

Amazon është duke lansuar “Astro”, robotin e saj të parë shtëpiak, të mundësuar nga teknologjia e saj e zgjuar e shtëpisë Alexa.

Kompania bëri të ditur se roboti mund të kontrollohet nga distanca kur nuk jeni në shtëpi, për të kontrolluar kafshët shtëpiake, njerëzit ose sigurinë në shtëpi.

Ai gjithashtu mund të patrullojë një shtëpi automatikisht dhe t'u dërgojë pronarëve një njoftim nëse zbulon diçka të dyshimtë.

Astro në modalitetin "patrullim" me një kamerë të zgjatur periskopike

Amazon ka thënë se është më tepër se “Alexa me rrotë” dhe se është programuar me një sërë lëvizjesh e shprehjesh, për t’i dhënë personalitet.

Roboti gjithashtu përmban butona për të fikur kamerat dhe mikrofonat – megjithëse humbet aftësinë e tij për të lëvizur kur ato janë të fikura.

Ring Always Home Cam

Roboti i vogël vjen gjithashtu i pajisur me një kamerë “periskopike” të zgjerueshme që del nga koka e tij.

Një fëmijë përdor Amazon Glow

Amazon thotë se roboti kushton afro 860 euro dhe mund t’i ndihmojë të moshuarit.

Ndryshe nga disa rivalë, Amazon “është i gatshëm të sjellë produkte shumë eksperimentale në treg” dhe të shohë se si reagojnë klientë, thuhet në njoftim./Motilokal.com