Edhe sot mbani çadrat me vete, fundjava pritet të jetë me diell në Shqipëri

Edhe sot mbani çadrat me vete, fundjava pritet të jetë me diell në Shqipëri

Edhe sot Shqipëria pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët në jugperëndim të vendit si dhe përgjatë relieveve malore. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 12 deri në 24 °C.

Të shtunën do të mbajë mot i kthjellët e me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 13 deri në 23 °C.

E diela do të jetë me mot pjesërisht me re. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 16 deri në 25 °C./Motilokal.com