Ujësjellësi ‘Prishtina’ apelon konsumatorët të mos keqpërdoret uji i pijshëm

Ujësjellësi ‘Prishtina’ apelon konsumatorët të mos keqpërdoret uji i pijshëm

Nivelet e liqeneve Badovc dhe Batllavë kanë rënë për disa metra nën kuotën maksimale.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" (KRUP), përmes një njoftimi ka apeluar qytetarët kujdesen për mbrojtjen e burimeve ujore, të shpenzojmë racionalisht ujin e pijshëm, pasi liqenin i Badovcit është minus 9.10 metra dhe liqeni i Batllavës është minus 8.91 metra nën nivelin maksimal.

Njoftimi i plotë i KRUP-së

Konsumatorë të nderuar, ju njoftojmë se sot niveli i ujit në liqenin e Badovcit është minus 9.10 metra nën nivelin e kapërderdhjes ndërsa, niveli i ujit në liqenin e Batllavës është minus 8.91 metra nën nivelin maksimal.

Burimet e ujit janë me rëndësi thelbësore për krijimin dhe udhëheqjen e qëndrueshëm me resurset ujore dhe zhvillim ekonomik të një rajoni.

Të kujdesemi për mbrojtjen e burimeve ujore, të shpenzojmë racionalisht ujin e pijshëm. /Motilokal.com