Sot vranët dhe me riga shiu, fundjava me diell në Kosovë

Sot vranët dhe me riga shiu, fundjava me diell në Kosovë

Sot në Kosovë do të mbajë mot me vranësira në pjesën e parë të ditë, pasdite vranësirat shpërndahen dhe do të ketë edhe intervale me diell. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 10 deri në 17 °C.

Dita e shtunë do të jetë me mot të kthjellët e me diell. Mëngjesi parashikohet të jetë më i ftohtë. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 5 deri në 17 °C.

Të dielën do të mbajë mot i kthjellët e me diell gjatë paradites, ndërsa pasdite pjesërisht me re. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 8 deri në 20 °C./Motilokal.com