Inteligjenca Artificiale mund të parashikojë pandemitë e ardhshme

Inteligjenca Artificiale mund të parashikojë pandemitë e ardhshme

Shumica e sëmundjeve infektive që shkaktojnë epidemi apo edhe pandemi vjen nga kafshët. Prandaj është jashtëzakonisht e rëndësishme të identifikohen në kohë viruset e kafshëve që rrezikojnë të infektojnë njerëzit, ndoshta “duke ngjizur” pandeminë e radhës.

Analiza e gjenomeve virale përmes mësimit të makinerisë

Sipas një studimi të botuar në revistën PLoS Biology nga studiuesit në Universitetin e Glasgow inteligjenca artificiale që analizon gjenomet virale mund të parashikojë shanset e përhapjes së një virusi.

1.67 milion viruse të kafshëve

Identifikimi i viruseve të kafshëve para se të kalojnë te njerëzit është një sfidë e madhe pasi vetëm një pjesë e vogël e 1,67 milion viruseve të kafshëve mund të infektojnë njerëzit.

Zhvillimi i modeleve

Studiuesit zhvilluan modele të ndryshme duke përdorur sekuenca të gjenomit viral për të parashikuar se cilat viruse të kafshëve mund të jenë më të rrezikshme për njerëzit. Ata fillimisht krijuan një bazë të dhënash me 861 viruse nga 36 familje. Më pas zhvilluan modele të tjera për të zbuluar mundësitë e infektimit të njerëzve bazuar në modele të ndryshme.

Karakteristikat kryesore

Shkencëtarët kanë zbuluar se gjenomet virale mund të kenë tipare të ndryshme që janë të pavarura nga marrëdhëniet taksonomike midis viruseve dhe që mund të përshtaten me viruset e kafshëve për të infektuar njerëzit.

Kufizimet

Sigurisht, studiuesit theksojnë se modelet e zhvilluara kanë kufizime, pasi inteligjenca artificiale është vetëm hapi i parë në zbulimin e viruseve të kafshëve që kanë potencial për të infektuar njerëzit.

Viruset më të rrezikshëm do të testohen në laborator për të konfirmuar sa infektues janë. Përveç kësaj, edhe pse modelet parashikojnë nëse disa viruse  mund të jenë të aftë të infektojnë njerëzit, aftësia për t’i transmetuar ato tek njerëzit është vetëm një pjesë e një game më të gjerë rreziku – gjithashtu ashpërsia e virusit në trupin e njeriut, aftësia e tij për të transmetuar midis njerëzit si dhe kushtet mjedisore në kohën e ekspozimit të njeriut ndaj virusit.

“Çelësi” është sekuenca e gjenomit të virusit

“Gjetjet  tregojnë se aftësia e viruseve të kafshëve për të kaluar te njerëzit mund të jetë e lartë për shkak të sekuencës së gjenomit të tyre,” sipas autorëve të studimit.

Identifikimi dhe prioritizimi në zhvillimin e vaksinave

Dr. Simon Babayan, një profesor në Institutin për Biodiversitetin dhe Shëndetin e Kafshëve, një nga autorët kryesorë të studimit  vuri në dukje se gjetjet e reja “plotësojnë një pjesë kryesore të inteligjencës artificiale që është përdorur tashmë.

Sekuencat gjenetike janë zakonisht informacioni i parë  dhe shpesh i vetmi që kemi për viruset e sapo zbuluara dhe sa më shumë informacion që mund të marrim prej tyre, aq më shpejt mund të identifikojmë origjinën e secilit virus dhe rrezikun që mund të ketë për njerëzit./Motilokal.com