Paraqitet një rast i gripit të shpezëve Avian Influnza në Sekiraqë të Podujevës

Paraqitet një rast i gripit të shpezëve Avian Influnza në Sekiraqë të Podujevës

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar se është paraqitur një rast i gripit të shpezëve Avian Influnza në fshati Sekiraqë, komuna e Podujevës.

Nga AUV janë ndërmarrë të gjitha veprimet për parandalim të përhapjes se sëmundjes ku përfshihet edhe asgjësimi i shpezëve ne fermën e prekur.

"Po ashtu janë duke u kryer të gjitha hulumtimet epidemiologjike në fermat në zonën e prekur në perimetër prej 3km."

"Jemi duke i kryer të gjitha veprimet tjera sipas legjislacionit në fuqi", thekson AUV.

Çfarë duhet të bëni si fermer për tu mbrojtur nga infektimi i fermës tuaj:

·    Parandaloni kontaktin e shpezëve të tjera me shpezët tuaja,

·    Mbani shpezët në kushte të mira,

·    Mos shkoni në panaire, tregje, ekspozita apo vende  tjera ku ka shpezë dhe zogj.

·    Vendosni masat e biosigurisë ne fermë

·    Vendos  dezbarierat në hyrje dhe dalje të fermës,

·    Zvogëloni dhe kontrolloni hyrjet e njerëzve,

·    Pastroni dhe dezinfektoni objektet dhe pajisjet, veshjet dhe mbathjet e personave në kontakt me shpezët,

·    Nëse vëreni shenja të sëmundjes lajmëroni autoritetin kompetent,

·    Nëse keni ngordhje, njofto autoritetin i cili do të ju ndihmoj për asgjësim,

·    Në asnjë rast mos i hidhni në hapësira publike shpezët e ngordhura.

AUV ka publikuar edhe numrin për kontakt duke bërë thirrje për t’i lajmëruar rastet: 0800 111 22./Motilokal.com