Von Cramon: Kosova bëri mirë që refuzoi projektin e gazsjellësit

Von Cramon: Kosova bëri mirë që refuzoi projektin e gazsjellësit

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, e cila vjen nga Partia e të Gjelbërve në Gjermani e ka quajtur lajm të mirë vendimin e qeverisë së Kosovës për të refuzuar projektin e gazifikimit për Kosovën.

Eurodeputetja Von Cramon përmes një cicërime në Twitter ka shkruar se vendimi është në të mirën e ambientit dhe në linjë me Planin e Gjelbër Evropian.

“Vendim shumë i mirë. Faleminderit për vendimin qartësisht më miqësor ndaj ambientit i cili është më i mirë për klimën tonë, për qytetarët tuaj dhe në linjë me Marrëveshjen e Gjelbër Europian”, ka shkruar ajo./Motilokal.com