Hiri i vullkanit Cumbre Vieja‌ përfshinë ishullin La Palma të Spanjës

Hiri i vullkanit Cumbre Vieja‌ përfshinë ishullin La Palma të Spanjës

Hiri nga vullkani Cumbre Vieja, i cili është aktiv në ishullin La Palma në Spanjën jugperëndimore, ka përfshirë pjesën më të madhe të ishullit.

Banorët e qarkut Los Lianos de Ariadne, një nga vendet më të prekura nga vullkani, u zgjuan me hi para shtëpive dhe vendeve të tyre të punës.

Derisa pronarët e dyqaneve pastronin hirin para dyqaneve, njerëzit dolën në rrugë duke përdorur çadra për t'u mbrojtur nga hiri që ende binte.


"Është e keq, shumë keq, tashmë kemi pasur mjaft probleme, dhe tani ky hi", tha tregtari spanjoll Gregorio Paz, raporton Anadolu.

"Shtrihem dhe ngrihem duke shpresuar se kjo të ketë mbaruar", tha Paz, i lindur në La Palma.

Sipas Agjencisë Evropiane të Hapësirës Copernicus, llava mbuloi 709 hektarë tokë dhe dëmtoi më shumë se 1.000 shtëpi, nga të cilat 870 u shkatërruan plotësisht.

Shpërthimi i fundit vullkanik i ngjashëm në Spanjë ndodhi në 1971 në të njëjtin ishull, kur shpërtheu vullkani Teneguia./Motilokal.com