Ministrja Kumbaro: Shqipërinë e duam të pastër sot, nesër është vonë

Ministrja Kumbaro: Shqipërinë e duam të pastër sot, nesër është vonë

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, së bashku me kryetarin e bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, panë nga afër procesin e menaxhimit të mbetjeve në territor.

“Zbrazja gjatë dimrit dhe mbipopullimi gjatë muajve të verës për këto zona është një problem, por aspak pa zgjidhje. Po, ta pranojmë se ky ishte një sezon problematik për mbetjet në Himarë. Prandaj bashkë me kryetarin Jorgo Goro nuk pritëm momentin e fundit, por u ulëm që tani duke hartuar një plan konkret masash që situata të mos përsëritet më sezonin tjetër”, theksoi Kumbaro.

May be an image of 1 person, standing and outdoors

Ajo u shpreh se “vullnetit tonë dhe punës së bashkisë i duhet patjetër ndërgjegjësimi i qytetarëve dhe bashkëpunimi i bizneseve”.

“Mrekullitë e fshatrave të jugut dhe bregdeti i Jonit që pret mijëra turistë çdo vit duhet ta kenë mjedisin e pastër në të dymbëdhjetë muajt e vitit”, deklaroi ajo.

May be an image of outdoors

Po ashtu gjatë ditës së sotme në Himarë u zhvillua një aksion mjedisor “Nisma e Luleve” dhe “Spiranca Diving Center” për heqjen e gomave të makinave që ndodheshin nën ujë.

Ministrja ishte edhe në Landfillin e Bajkajt në Delvinë ku shkarkohen mbetjet urbane të bashkive Himarë, Sarandë, Konispol, Delvinë dhe Finiq dhe ku vitin tjetër do të shkarkojnë edhe bashkitë e Qarkut Gjirokastër.

Kumbaro theksoi domosdoshmërinë e një menaxhimi shumë më të mirë të sistemit, duke shtuar se ”dhe këtu ka ende shumë punë për të bërë”.

“Shqipërinë e duam por e duam të pastër. Kjo është për t’u bërë sot! Nesër është vonë”, theksoi ministrja Kumbaro./Motilokal.com