Sot dhe nesër me diell, nga e mërkura me vranësira e shi në Shqipëri

Sot dhe nesër me diell, nga e mërkura me vranësira e shi në Shqipëri

Java në Shqipëri parashikohet të nis me mot të qëndrueshëm, kryesisht të kthjellët e me diell. Nga e mërkura pritet destabilizim i mot, ku parashikohen vranësira e reshje shiu në tërë territorin. Tashmë jemi në stinën e vjeshtës dhe në orë e hershme të mëngjesit nëpër lugina mund të kemi edhe prezencë të mjegullës.

Dita e hënë do të mbajë mot të kthjellët e me diell. Temperaturat do të luhatën nga 16 deri në 24 °C.

Edhe të martën pritet të mbajë mot të kthjellët e me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 17 deri në 24 °C.

E mërkura parashikohet të jetë me vranësira e reshje shiu. Temperaturat do të sillen prej 17 deri në 22 °C./Motilokal.com