Diell dhe ngrohtë, nga e mërkura priten reshje shiu në Kosovë

Diell dhe ngrohtë, nga e mërkura priten reshje shiu në Kosovë

Java në Kosovë fillon me mot të kthjellët e me diell. Nga dita e mërkurë priten reshje shiu dhe rënie e temperaturave. Tashmë jemi në stinën e vjeshtës dhe në orë e hershme të mëngjesit nëpër lugina mund të kemi edhe prezencë të mjegullës.

Sot do të mbajë mot i ngrohtë, kryesisht i kthjellët e me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 9 deri në 21 °C.

Edhe dita e martë do të jetë me mot të kthjellët e me diell. Temperaturat do të luhatën prej 15 deri në 18 °C.

E mërkura do të mbajë mot me vranësira e reshje shiu. Temperaturat do të sillen nga 13 deri në 19 °C./Motilokal.com