4 Tetor - Dita Botërore e Habitateve

4 Tetor - Dita Botërore e Habitateve

Sot është Dita Botërore e Habitateve, një ditë që na bën të reflektojmë se të gjitha gjallesat kanë nevojë për një vend ku të jetojnë, të rriten, të ushqehen dhe të shumohen. Gjithashtu, kjo ditë synon t'i kujtojë botës se ne të gjithë kemi fuqinë dhe përgjegjësinë për të formuar të ardhmen e qyteteve tona, ndaj dhe tema e këtij viti është "Përshpejtimi i aksioneve urbane për një botë pa karbon”.

Tema pranon se qytetet janë përgjegjës për rreth 70 për qind të emetimeve globale të dioksidit të karbonit me transportin, ndërtesat, energjinë dhe menaxhimin e mbeturinave që përbëjnë pjesën më të madhe të emetimeve të gazrave serrë urbane. Ngjarjet dhe aktivitetet gjatë Ditës Botërore të Habitatit do të eksplorojnë sesi qeveritë dhe organizatat kombëtare, rajonale dhe lokale, komunitetet, institucionet akademike, sektori privat dhe të gjithë aktorët përkatës mund të punojnë së bashku për të krijuar qytete gjithëpërfshirëse, të qëndrueshme, neutrale ndaj karbonit.

Dita Botërore e Habitatit do të përforcojë Fushatën Globale Gara në Zero dhe do të inkurajojë qeveritë vendore që të zhvillojnë plane të zbatueshme me zero karbon, në prag të samitit ndërkombëtar të ndryshimeve klimatike COP26 në Nëntor 2021.

Çdo tetor, UN-Habitat dhe partnerët organizojnë një muaj aktivitetesh, ngjarjesh dhe diskutimesh mbi qëndrueshmërinë urbane. Këtë vit, Tetori Urban hapet me Ditën Botërore të Habitatit më 4 Tetor. Organizoni ngjarjen tuaj!

Kombet e Bashkuara caktuan të hënën e parë të tetorit të çdo viti si Dita Botërore e Habitatit për të reflektuar mbi gjendjen e habitateve tona dhe mbi të drejtën themelore të të gjithëve për strehim adekuat. Dita ka për qëllim gjithashtu t'i kujtojë botës se ne të gjithë kemi fuqinë dhe përgjegjësinë për të formuar të ardhmen e qyteteve dhe qytezave tona.

Në rezolutën e 17 dhjetorit 1985, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara vendosi të hënën e parë të tetorit, çdo vit, Ditën Botërore të Habitatit./Motilokal.com