4 Tetor - Dita Botërore e Kafshëve

4 Tetor - Dita Botërore e Kafshëve

Dita Botërore e Kafshëve i ka fillesat e saj në vitin 1931, në Konventën e Ekologjistëve të mbajtur në Firence, Itali, si një mënyrë për të hedhur dritë mbi vështirësitë e llojeve të rrezikuara. Më pas, kjo ditë u shndërrua në një ditë festive për të gjithë ata që duan kafshët, në të gjitha llojet e tyre.

Organizimi i Ditës Botërore të Kafshëve mobilizon lëvizjen për mirëqenien e kafshëve, duke e shndërruar atë në një forcë globale për ta bërë botën një vend më të mirë për të gjitha kafshët.

Kjo ditë festohet në mënyra të ndryshme në çdo vend, pa marrë parasysh kombësinë, fenë, besimin apo bindjet politike.

Përmes rritjes së vetëdijes dhe edukimit ne mund të krijojmë një botë ku kafshët të njihen si qenie të ndjeshme dhe ti kushtohet gjithmonë vëmendje mirëqenies së tyre.

Në këtë ditë në të gjitha vendet organizohen takime të ndryshme, konferenca, takime me nxënës të shkollave, ku flitet rreth lidhjes dhe dashurisë që kafshët kanë për njerëzit dhe që ne duhet t’ua kthejmë në të njëjtën mënyrë.

T’i duam kafshët, këto qenie të pafajshme dhe të dashura me të gjithë ne..Motilokal.com