Tërmet i fuqishëm në Durrës katër të vdekur, dridhjet ndjehen edhe në Kosovë

Tërmet i fuqishëm në Durrës katër të vdekur, dridhjet ndjehen edhe në Kosovë

Një tërmet i fuqishëm ka goditur sot në orët e para të mëngjesit, qytetin e Durrësit. Tërmeti me magnitudë 6.4 të riterit është ndierë edhe në Kosovë, Maqedoni, Serbi e Mal të Zi.

Sipas të dhënave nga Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, rreth orës 03:54 me epiqendër Detin Adriatik, rreth 34 kilometra në veriperëndim të Tiranës dhe 16 kilometra në veriperëndim të Shijakut.

Nga njoftimet bëhet e ditur se tërmeti ka shkaktuar dëme të shumta në Shqipëri, sidomos në qytetin e Durrësit.

Raportohet se katër persona kanë ndërruar jetë dhe 150 janë lënduar si pasojë e tërmetit të fuqishëm. Viktimat janë banorë të Durrësit, Kurbinit dhe Thumanës. /Motilokal.com