Rrjedhja e naftës në Kaliforni kërcënon jetën detare

Rrjedhja e naftës në Kaliforni kërcënon jetën detare

Rrjedhja e naftës në brigjet e shtetit të Kalifornisë në SHBA shkaktoi ngordhjen e peshqve dhe ndoti ligatinat dhe plazhet.

Bëhet e ditur se rreth 3.000 fuçi naftë u derdhën në një sipërfaqe prej 33 kilometrash katrorë në brigjet e Orange County.

Kryebashkiaku i Huntington Beach, Kim Carr, tha se disa pjesë të vijës bregdetare janë të mbuluara me naftë.

Hetimi për këtë çështje ende është duke vazhduar.


Rrjedhja u zbulua në mëngjesin e 2 tetorit, rreth 5 milje larg nga brigjet e Huntington Beach dhe Newport Beach.

Kjo mendohet të jetë një nga derdhjet më të mëdha të naftës në historinë e fundit të shtetit.

Ndërsa autoritetet po përpiqen të frenojnë rrjedhjen me barriera mbrojtëse, zhytësit vazhdojnë hetimet e tyre në vendngjarje për të përcaktuar se si ka ndodhur rrjedhja, transmeton Anadolu.

Cleanup contractors deploy skimmers and floating barriers known as booms to try to stop further oil crude incursion into the Wetlands Talbert Marsh in Huntington Beach, Calif., Sunday, Oct. 3, 2021. Pic: AP

Teksa thuhet se kafshët e egra u prekën për shkak të rrjedhjes, gjithashtu thuhet se janë ndotur ujërat, janë parë kafshë të ngordhura përgjatë bregdetit dhe është dëmtuar zona e mbrojtur ekologjike Talbert Marsh.

Rrjedhja e naftës në Kaliforni kërcënon jetën detare

Amplify Energy Corp, e cila zotëron tri platforma në det të hapur, më 2 tetor njoftoi se po ndalon operacionet dhe ka mbyllur tubacionin për të parandaluar derdhjet e mëtejshme të naftës.

Rrjedhja e naftës prej gati 300.000 tonë në Deep Water Horizon pranë Gjirit të Meksikës në vitin 2010 vrau mijëra lloje gjallesash, nga planktonët deri te delfinët.

Nga ana tjetër, derdhja gjithashtu ka pasoja afatgjata që ndikojnë në jetën detare./Motilokal.com