Pamje apokaliptike nga tërmeti i sotëm në Durrës

Pamje apokaliptike nga tërmeti i sotëm në Durrës

Sot vendi jonë është goditur nga një serë tërmetesh, më i madhi ishte ai i orës 03:54 me magnitudë 6.4, i cili ka marrë jetën e katër personave dhe janë lënduar 150 tjerë. Po ashtu janë shkaktuar dëme të mëdha materiale kryesisht në zonën e Durrësit dhe në qytetet përreth.

Në disa pamje të publikuara shihen dëmet e shkaktuara në banesa e pallete në Durrës. Grupet e shpëtimit sakaq po punojnë për nxjerrjen e personave të bllokuar nën rrënoja.

Fotot e mëposhtme tregojnë disa nga pamjet tronditëse të pasojave që ka lënë tërmeti i këtij mëngjesi në Durrës e Tiranë, ku pasojat kanë qenë më të rënda. /Motilokal.com