Duke nisur nga dita e sotme moti në Shqipëri parashikohet të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike në prag të kalimit të një fronti të ftohtë atmosferik. Kështu që gjatë ditës së sotme pritet të jetë me kthjellime dhe vranësirash hera-herës të dendura në pjesën më të madhe të territorit. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe përgjatë vijës bregdetare deri mesatar në formën e shtrëngatave. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 16 deri në 23 °C.
Dita e enjte pritet të jetë me vranësira e reshje shiu të shoqëruara me bubullima dhe rrufe. Temperaturat do të lëvizin nga 17 deri në 21 °C./Motilokal.com


