Në Kosovë përgjatë këtyre ditëve parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me reshje shiu. Në viset malore me lartësi mbi 850 metra mbi nivel e detit priten reshje bore.
Sot do të mbajë mot me vranësira e reshje shiu. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 9 deri në 10 °C.
Dita e shtunë do të jetë me mot të freskët, vranësira e reshje shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 6 deri në 7 °C.
Edhe të dielën do të mbajë mot me vranësira e reshje shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 8 deri në 14 °C./Motilokal.com
