Reshje shiu dhe ulje temperaturash, ky është parashikimi i motit në Maqedoni

Reshje shiu dhe ulje temperaturash, ky është parashikimi i motit në Maqedoni

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe i ftohtë me reshje shiu të herëpashershme të cilat do të jenë më të dendura në disa vende. Temperaturat do të lëvizin nga 12 deri në 13 °C.

Dita e shtunë do të mbajë mot me vranësira e reshje shiu. Temperaturat pritet të lëvizin prej 11 deri në 12 °C.

Edhe e diela do të jetë me mot të vranët e me reshje shiu. Temperaturat do të sillen nga 12 deri në 16 °C./Motilokal.com