Ja sa tërmete goditën Shqipërinë ditën e sotme

Ja sa tërmete goditën Shqipërinë ditën e sotme

Rreth 27 lëkundje të tërmetit janë regjistruar deri me tani, pesë nga to kanë qenë shumë të fuqishme, të cilat kanë shkaktuar dëme në njerëz dhe materiale, nga të dhënat e faqes për tërmete Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane.

Sipas të dhënave nga Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, tërmeti më i fortë është regjistruar rreth orës 03:54 me epiqendër Detin Adriatik.

Pesë minuta më vonë ka ndodhur tërmeti tjetër me magnitudë 5.1 në ora 03:59. Pak minuta me pas në ora 04:03 është regjistruar tërmeti me magnitudë 5.3.

Ndërsa rreth orës 07:08 të mëngjesit të sotme po ashtu është regjistruar një tërmet me fuqi 5.4.

Tërmeti tjetër që është regjistruar me fuqi të madhe është 5.4.

Ndërkaq, sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit janë regjistruar 120 dridhje të lehta sizmike.

Duhet theksuar se lëkundjet tjera kanë qenë të lehta, kundrejt këtyre pesë që kanë shkaktuar dëme në njerëz dhe materiale. /Motilokal.com