Maqedonia e Veriut do të rrisë prodhimin e energjisë me qymyr për të shmangur rritjen e çmimeve

Maqedonia e Veriut do të rrisë prodhimin e energjisë me qymyr për të shmangur rritjen e çmimeve

Maqedonia e Veriut do të rrisë gërmimin e qymyrit dhe do të aktivizojë njësinë e tretë në minierat e qymyrit dhe kompleksin e energjisë REK Manastir, si dhe do të importojë 1.8 milion ton qymyr, në mënyrë që të rrisë prodhimin e energjisë elektrike dhe të parandalojë rritjen e çmimeve mes çmimeve të larta në tregun ndërkombëtar.

Qymyri i importuar përmes tenderimit ndërkombëtar do të përdoret gjithashtu për të vazhduar prodhimin e energjisë elektrike në termocentralin Oslomej, që është menduar të shëndrrohet në njësi rezervë.

ESM planifikon të shesë teprica nga prodhimi shtesë i energjisë elektrike në treg

Ndërmarrja shtetërore e energjisë Elektrani na Severna Makedonija (ESM) planifikon të rrisë prodhimin e energjisë elektrike nga dhjetori 2021 deri në prill 2022, i cili do të mbulojë kërkesën e brendshme, ndërsa çdo tepricë do të shitet në tregun e lirë, sipas Drejtorit të Përgjithshëm të ESM, Vasko Kovačevski.

Çmimi aktual i energjisë elektrike do të mbetet i pandryshuar deri të paktën në fund të dhjetorit

Plani për të rritur gërmimin dhe prodhimin e energjisë elektrike dhe importin e qymyrit do të ndihmojë në plotësimin e nevojave të furnizuesit universal, EVN Home, për furnizimin e familjeve me një kosto dukshëm më të ulët se çmimi i tregut, në mënyrë që të shmangen çmimet e larta për qytetarët, sipas Kovačevski.

Marko Bislimoski, kreu i rregullatorit të shërbimeve të energjisë dhe ujit në vend, ka thënë se çmimi aktual i energjisë elektrike, i vendosur në qershor, do të mbetet i pandryshuar deri të paktën në fund të dhjetorit të këtij viti.

Ndryshe, Maqedonia e Veriut më herët ka shpallur planin e saj për të larguar qymyrin dhe për të mbyllur termocentralet e saja deri në vitin 2027./Motilokal.com