Vijon të mbajë mot me vranësira e shi, në viset malore të Shqipërisë dhe Kosovës priten reshje bore

Vijon të mbajë mot me vranësira e shi, në viset malore të Shqipërisë dhe Kosovës priten reshje bore

Mot i paqëndrueshëm do të vazhdojë edhe përgjatë javës së ardhshme me vranësira e reshje shiu në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi.

Sipas parashikimi të Motilokal.com në Mesdhe shihen tendenca të ardhjes së rrymave më të ftohta nga veriu i Europës, ku parashikohen rënie të temperaturave dhe reshje të borës në viset malore.

Përgjatë së enjtes parashikohen reshje bore në veri e verilindje të Shqipërisë që përkojnë më borën e parë të këtij sezoni. Për shkak të rënies të temperaturave reshje bore pritet të bie në majat e maleve me lartësi deri në 900 metra.

Po ashtu pritet që gjatë javës së ardhshme do të ketë edhe era të vrullshme në drejtim të juglindjes dhe verilindjes. Ndërsa në bregdetin shqiptar era pritet të jetë e fortë kryesisht ditën e enjte duke sjellë dhe shtim të dallgëve deri 5 ballë.

Ashtu siç kishim paralajmëruar në orët e vona të së premtes në një fshat të Ferizajt dhe Brezovicë ka patur reshje bore.

Edhe Kosova vijon të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme me vranësira reshje shiu.

Rrymat e ftohta pritet të ndikojnë në uljen e temperaturave javën që vjen, ku priten edhe reshje bore në viset malore mbi 800 metra.

Reshjet e shiu do të vazhdojnë gjatë gjithë javës në Maqedoni dhe Mal të Zi, ndërsa në viset malore priten reshje bore.

Motilokal.com do ju mbajë të informuar më më të rejat rreth kapriçove të motit./Motilokal.com