Javë me shi në Shqipëri, të enjten priten edhe reshje bore në viset malore

Javë me shi në Shqipëri, të enjten priten edhe reshje bore në viset malore

Mot i paqëndrueshëm do të vazhdojë edhe përgjatë kësaj jave me vranësira e reshje shiu në Shqipëri.

Sipas parashikimi të Motilokal.com në Mesdhe shihen tendenca të ardhjes së rrymave më të ftohta nga veriu i Europës, ku parashikohen rënie të temperaturave dhe reshje të borës në viset malore.

Përgjatë së enjtes parashikohen reshje bore në veri e verilindje të Shqipërisë që përkojnë më borën e parë të këtij sezoni. Për shkak të rënies të temperaturave reshje bore pritet të bie në majat e maleve me lartësi deri në 900 metra.

Po ashtu pritet që gjatë javës së ardhshme do të ketë edhe era të vrullshme në drejtim të juglindjes dhe verilindjes. Ndërsa në bregdetin shqiptar era pritet të jetë e fortë kryesisht ditën e enjte duke sjellë dhe shtim të dallgëve deri në 5 ballë.

Dita e hënë do të mbajë mot kryesisht me vranësira e reshje shiu. Temperaturat do të luhatën nga 15 deri në 17 °C.

Të martën pritet të mbajë mot pothuajse i kthjellët e me riga lokale shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 10 deri në 18 °C.

E mërkura parashikohet të jetë me vranësira e reshje shiu. Temperaturat do të sillen prej 12 deri në 18 °C./Motilokal.com