Mot i ftohtë e me shi në Kosovë, në viset malore priten edhe reshje bore

Mot i ftohtë e me shi në Kosovë, në viset malore priten edhe reshje bore

Kosova vijon të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme me vranësira reshje shiu.

Rrymat e ftohta pritet të ndikojnë në uljen e temperaturave gjatë kësaj jave, ku priten edhe reshje bore në viset malore mbi 800 metra.

Sot do të mbajë mot me vranësira e reshje shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 8 deri në 13 °C.

Edhe dita e martë do të jetë me mot të ftohtë, me vranësira e reshje lokale shiu. Temperaturat do të luhatën prej 7 deri në 9 °C.

E mërkura do të mbajë mot pjesërisht me re, kohëpaskohe me reshje shiu. Temperaturat do të sillen nga 6 deri në 12 °C./Motilokal.com