Eksperti amerikan: Kina do të dominojë Inteligjencën Artificiale

Eksperti amerikan: Kina do të dominojë Inteligjencën Artificiale

SHBA e ka humbur garën me Kinën në fushën e inteligjencës artificiale. Kështu ka deklaruar për Financial Times, Nicolas Chaillan, ish-zyrtari kyç për softuerë në Departamentin amerikan të Mbrojtjes.

Chaillan, i cili gjatë këtij muaji ka dhënë dorëheqjen në shenjë proteste të asaj që e ka quajtur rrugë të ngadalshme të zhvillimit teknologjik të ushtrisë amerikane, ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë “mundësi që të garojnë kundër Kinës në 15 apo 20 vjetët e ardhshëm”.

“Tani për tani, është çështje e kryer”, theksoi ai.

Chaillan ka thënë se mbrojtja kibernetike në disa departamente qeveritare në SHBA, është në “nivelin e kopshtit të fëmijëve.

Aktualisht, Kina është ekonomia e dytë më e madhe në botë dhe është duke punuar me shpejtësi për të zhvilluar teknologjinë, përfshirë inteligjencën artificiale, gjenetikën dhe biologjinë artificiale. Kina po ndërton “Qytetin e Zgjuar”, drejtuar nga inteligjenca artificiale. Banorët që jetojnë në “AI City” (Qyteti i Inteligjencës Artificiale) dhe vizitorët e tyre, do të shërbehen nga inteligjenca, e cila përdor sensorë dhe pajisje për mbledhjen e të dhënave për të marrë informacione rreth tyre./Motilokal.com