Shkon në 7 numri i të vdekurve nga tërmeti në Shqipëri

Shkon në 7 numri i të vdekurve nga tërmeti në Shqipëri

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka në një prononcim për media ka konfirmuar se shtatë persona kanë humbur jetën ndërsa vijojnë aksionet për kërkim-shpëtim të personave të mbetur nën rrënoja.

Sipas njoftimeve zyrtare janë të paktën 165 të lënduar, 12 të shtruar në spitali e Durrës dhe 60 në QSUT.

Nga njoftimet e Ministrisë së Mbrojtjes bëhet e ditur se një person në Kurbin ka humbur jetën pasi është hedhur nga banesa prej panikut.

Ndërsa dy viktima e tjera janë nxjerrë nga rrënojat e pallatit të shembur në Thumanë. Viktima e katërt u nxor nga rrënojat në shtesën e pallatit në Durrës.

Po ashtu mësohet se dy trupa të pajetë janë nxjerrë nga rrënojat e Vila Palma në Durrës. /Motilokal.com