Blue Origin dërgon njeriun më të vjetër në hapësirë [Foto]

Blue Origin dërgon njeriun më të vjetër në hapësirë [Foto]

Kompania Blue Origin ka dërguar në hapësirë William Shatner-in me raketën e tyre New Shepard NS-18.

Aktori 90-vjeçar bëhet kështu personi më i vjetër që ka udhëtuar në hapësirë, duke thyer rekordin e vendosur nga 82-vjeçari Wally Funk, i cili ishte pjesë e ekuipazhit që u dërgua në hapësirë në korrik.

“Të gjithë në Tokë duhet ta shohin këtë”, u shpreh Shatner pasi u kthye në Tokë.

William Shatner set to launch on Blue Origin New Shepard flight

“Është e pabesueshme…shpresoj që të mos ta harroj kurrë. Shpresoj ta mbaj mend këtë që po ndjej tani. Është shumë më e madhe se unë dhe jeta ime.”

May be an image of outdoors and text that says 'SUCCESSFUL SECOND HUMAN FLIGHT BOOSTER& CAPSULE SAFE LANDING'

Nisja e raketës u vonua disa herë për shkak të motit me erë në bazën e Blue Origin në Teksasin Perëndimor, por më në fund anija kozmike mundi që të shkëputej nga toka në 9.50 të mëngjesit me orën lokale./Motilokal.com