Tërmeti i fuqishëm me madhësi 6.4 i cili goditi Shqipërinë në orët e para të mëngjesit ka marrë vëmendjen e të gjithë mediave të mëdha botërore.
“Tërmet në Shqipëri: Të paktën nëntë të vdekur dhe qindra të plagosur”, shkruan The Guardian.
“Një tërmet i fuqishëm me magnitutë 6.4 ballë ka goditur Shqipërinë”, shkruan BBC.
“Gjashtë të vdekur, ndërtesa të shembura nga tërmeti më i madh në dekada në Shqipëri”, shkruan Reuters.
“Gjashtë të vdekur dhe të plagosur nga tërmeti me magnitudë 6.4 godet Shqipërinë duke shembur ndërtesat”, shkruan Daily Mail.
CNN shkruan se tërmet ka lënduar disa persona duke bërë që edhe shkollat të mbyllen në tre qytete, Tiranë, Durrës dhe Lezhë.
“Dridhje të tmerrshme, tërmet me magnitutë 6.4”, shkruan Mirror.
“Një tërmet i fuqishëm godet Shqipërinë: Së paku 6 të vdekur, 300 të lënduar”, shkruan Associated Press News AP.
“Tërmeti me madhësi 6.4 ballë godet Shqipërinë, duke marrë jetë njerëzish, dhjetëra të lënduar dhe duke shkaktuar shembjen e ndërtesave”, shkruan portali rus RT.
“Tërmeti me madhësi 6.4 godet Shqipërinë”, shkruan Agjencisë e lajmeve Anadolu (AA).
Mediat italiane raportojnë se lëkundjet janë ndjerë dhe në territorin e Italisë, në Pulia dhe Bazilikatë. /Motilokal.com