Indonezi, 11 nxënës mbyten gjatë një aksioni të pastrimit të lumit

Indonezi, 11 nxënës mbyten gjatë një aksioni të pastrimit të lumit

Në provincën indoneziane Java Perëndimore, 11 nxënës që morën pjesë në pastrimin një lumi u mbytën.

Zyrtarët lokalë thanë se 150 nxënës të shkollave të mesme dje morën pjesë në pastrimin e lumit Cileueur.

Në një moment, 21 nxënës ranë në ujë, 11 prej të cilëve u mbytën dhe dhjetë u nxorën nga uji dhe u dërguan në spital me përpjekjet e njerëzve në afërsi dhe ekipeve të shpëtimit, transmeton Anadolu.

Shefi i Zyrës së Kërkimit dhe Shpëtimit të Bandung Deden Ridwansyah tha se moti ishte i mirë dhe nuk kishte rrezik nga përmbytja ditën e incidentit.

Ai vuri në dukje se ata nuk arritën të shpëtonin fëmijët që ranë në ujë sepse po mbaheshin për dore.

Java Perëndimore është një nga 34 provincat e Indonezisë. Provinca është e vendosur në ishullin Java në Indonezinë qendrore./Motilokal.com