Kumbaro kritika kryebashkiakëve: Plehrat i keni lënë në mes të rrugës

Kumbaro kritika kryebashkiakëve: Plehrat i keni lënë në mes të rrugës

Gjatë mbledhjes me kryebashkiakët, ku është diskutuar administrimi i mbetjeve, ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro i përballi kryebashkiakët me fotografi që tregojnë gjendjen akutale.

Ministrja kritikoi punën e këtyre të fundit lidhur me menaxhimin e mbetjeve. Kumbaro publikoi foto nga qytete të ndryshme të grumbujve me plehra në anë të rrugës.

Këto janë pamjet në Dhërmi. Për të mos më thënë njeri për Himarën, po shkoj në Kavajë. Kjo foto është marrë dje, nuk jemi kaq larg nga landfillet. Është një bashki turistike dhe të dielën jemi marrë me kryetarin e bashkisë me një pikë nevralgjike, po ashtu këtë gjë e bëmë dhe me kryetarin e bashkisë Himarë. Këto nuk janë të bëra nga turistët, por nga banorët e zonës. Po të vazhdojmë me qarkun e Durrësit, me qarkun e Vlorë. Në Llakatund kjo ishte dje, në Orikum ka mbetje inerte, mbetje të lëna aty prej kohësh. Në këto bashki në kohën kur bie fluksi i turistëve duhet të jetë kohë pastrimi. Këto janë pamje në anë të rrugës, kemi të tillë shembuj që nuk treten çdo qark ka. Unë nuk t’i marrë të gjitha me radhë, por nuk kam gjetur foto nga qarku i Korçës”, u shpreh Kumbaro./Motilokal.com