Diell, vranësira dhe rënie e temperaturave në Shqipëri

Diell, vranësira dhe rënie e temperaturave në Shqipëri

Java në Shqipëri nis me mot tipik vjeshtor, me kthjellime e me diell. Por me qarkullimin e masave ajrore të freskëta do të kemi edhe rënie të temperaturave minimale të paktën deri në mesjavë.

Dita e hënë do të mbajë mot të kthjellët e me diell disa vende me vranësira. Temperaturat do të luhatën nga 14 deri në 20 °C.

Të martën pritet të mbajë mot i kthjellët e me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 8 deri në 20 °C.

E mërkura parashikohet të jetë me mot pjesërisht me re gjatë paradites, pasdite me diell. Temperaturat do të sillen prej 11 deri në 20 °C./Motilokal.com