Alarm i kuq për motin në Itali/ Stuhi dhe përmbytje, mbyllen shkollat në Jug të vendit

Alarm i kuq për motin në Itali/ Stuhi dhe përmbytje, mbyllen shkollat në Jug të vendit

Mbrojtja Civile në Itali ka dhënë alarmin e kuq për motin veçanërisht në Sicili dhe Kalabri, pas reshjeve të mëdha të shiut. Niveli i gatishmërisë është ngritur nga portokalli në të kuq, pasi priten sërish reshje intensive të shoqëruar me stuhi dhe përmbytje.

Shiu pa u ndalur ka rënë më shumë në zonën e Katanias duke përmbytur rrugët. Pantelleria, në zonën e Trapanese, është goditur gjithashtu nga stuhia e fortë, me shi dhe erë, e cila ka shndërruar rrugët e rretheve në lumenj, duke shkaktuar shqetësim të madh te banorët.

May be an image of nature

Disa kryetarë bashkish kanë urdhëruar mbylljen e shkollave, si masë parandaluese. Mes qyteteve të rrezikuara janë edhe Mesina, Katania dhe Sirakuza.

Ndërkaq gjatë ka pasur afro 55 ndërhyrje shpëtimi ndërsa janë raportuar për pemë dhe shtylla të rrezuara në rrugë.


Po ashtu bëhet me dije se Ura San Giuliano në Katania është dëmtuar për shkak të motit të keq në Sicilinë Lindore.


Disa drejtues mjetesh u bllokuan në urë dhe e patën të pamundur të kalojnë në anën tjetër. Një stuhi që vjen nga Libia po prek Mesdheun Qendror duke shkaktuar dëme dhe përmbytje./Motilokal.com