Xiaomi planifikon të prodhojë veturën e parë elektrike në vitin 2024

Xiaomi planifikon të prodhojë veturën e parë elektrike në vitin 2024

Shefi ekzekutiv i Xiaomi Corp, Lei Jun tha se prodhuesi kinez i smartfonëve planifikon të prodhojë në masë veturat elektrike në gjysmën e parë të vitit 2024.

Kompania synon të shesë 900 mijë vetura elektrike gjatë këtyre tre viteve. Lei Jun tha se nëse Xiaomi nuk përfshihet në biznesin e veturave elektrike do të eliminohet sepse ato po transformojnë industri të tëra.

Investimi i parë i Xiaomi në këtë biznes do të kapë vlerën prej 1.54 miliardë dollarë ndërsa dekadën do ta përmbyllë me 10 miliardë dollarë investim. Aksionet e kompanisë u rritën me 5% menjëherë pas lajmit.

Në Mars të këtij viti ishte hapi i parë i kompanisë në industrinë e veturave elektrike ndërsa muajin e kaluar e regjistroi si biznes Xiaomi EV dhe numëron mbi 300 punonjës./Motilokal.com