Breshka e detit kthehet në habitatin e saj

Breshka e detit kthehet në habitatin e saj

Vendi ynë çdo vit e më tepër po bëhet një destinacion për breshkat e detit. Prej vitit 2018 e deri më sot janë rregjistruar 35 breshka deti të cilat kanë vizituar brigjet tona, ku prej të cilave 24 janë gjetur në Gjirin e Vlorës. Këto breshka janë kryesisht të llojit Caretta caretta, por nuk mungojnë edhe llojet Chelonia mydas dhe Dermochelys coriacea. 

Zbulimi i tre vendeve të folenizimin të breshkave Caretta caretta është tregues që kjo zonë është shumë e përshtatshme për të shërbyer si habitat i përhershëm për këtë specie.

Së fundmi, një ekzemplar i breshkës kokëmadhe të detit Caretta caretta e kapur aksidentalisht në rrjetat e peshkimit u kthye sot në habitatin e saj. 

"Jemi të lumtur që aktorë të lidhur ngushtë me mjedisin detar, siç janë peshkatarët, bëhen palë për mbrojtjen e biodiversitetit dhe specieve të veçanta", thuhet në njoftimin e Administratës së Zonave të Mbrojtura Vlorë.

Pasi u pastrua nga ektoparazitët dhe ju bënë matjet e parametrave fizikë, u plotësua formulari përkatës dhe breshka u la e lirë të vazhdojë rrugëtimin e saj në brigjet tona./Motilokal.com