Tesla prek vlerën e 1 trilion dollarëve

Tesla prek vlerën e 1 trilion dollarëve

Tesla ka arritur 1 trilion dollarë të hënën, një moment historik suksesi për Elon Musk. Kjo vjen pasi Hertz porositi 100 mijë automjete për të ndërtuar flotën e saj me qira të automjeteve elektrike deri në fund të vitit 2022. Është blerja më e madhe ndonjëherë për automjetet elektrike dhe përfaqëson rreth 4.2 miliardë dollarë të ardhura për Tesla-n.

“Automjetet elektrike tani janë të zakonshme dhe ne kemi filluar të shohim rritje të kërkesës dhe interesit global”, tha shefi i përkohshëm i Hertz-it, Mark Fields.

Të hënën, aksionet e Tesla-s u rritën me 7.7 për qind duke shënuar lëvizjen e saj më të madhe që nga prilli. Elon Musk festoi momentin historik në Twitter një minutë para mbylljes së tregut. Në klubin e kompanive që vlerësohen 1 trilion dollarë, futen gjithashtu dhe Apple, Microsoft, Alphabet dhe Amazon.

“Tesla është lider në makinat elektrike, bateritë dhe autonominë. Kompania gjithashtu ka një numër teknologjish dhe veçorish që e lejojnë atë të jetë në nivel të lartë në makina dhe energji në afat të gjatë”, tha analisti Adam Jonas./Motilokal.com