Gjirokastra nis vendosjen e hartave dixhitale në ndihmë të turistëve

Gjirokastra nis vendosjen e hartave dixhitale në ndihmë të turistëve

Bashkia Gjirokastër ka nisur vendosjen e sinjalistikës turistike me standarde bashkëkohore, në shërbim të zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm.

Në kuadër të projektit “HERMES” u instaluan në tre lokacione, harta me disa grupime pikash turistike, të cilat nëpërmjet çdo aplikacioni mobile mund të skanohen, duke marrë informacion për vendndodhjen, tipologjinë e godinës, historinë e saj, etj.

Këto harta dixhitale janë një mundësi për të zëvendësuar hartat fizike turistike dhe për të ndihmuar vizitorët vendas dhe të huaj, gjatë guidave turistike në Gjirokastër.

May be an image of map

Gjirokastër është qytet në Shqipërinë jugore, banorët e të cilit quhen gjirokastritë. Qytet i përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s më 2005, si një nga pak shembujt e mbijetuar në Ballkan të qyteteve tregtare të stilit otoman.

Është një qytet historik dhe vendoset mbi shpatet e luginës së lumit Drino, ka peizazh të mrekullueshëm dhe kufizohet nga male të larta.

May be an image of 1 person and outdoors

Njihet si “Qyteti i një mijë shkallëve” dhe karakterizohet nga shtëpitë e stilit otoman me çati të gurta, me ballkone prej druri dhe me rrugë kalldrëmi. Kalaja historike e Gjirokastrës ndodhet në maje të një kodre.

Kështjella magjepse për legjendën e saj të lashtë dhe gjithashtu sepse ofron një pamje të mrekullueshme të qytetit dhe peizazheve përreth.

Në Luginën e Drinos gjenden disa site arkeologjike ku me te rëndësishmit janë “Antigonea”, rreth 14 km nga Gjirokastra dhe siti romak i Adrianopolit shek.II ps.k. ne afërsi te fshatit Sofratike.

May be an image of 1 person and outdoors

Për të apasionuarit e natyrës më shumë vlera janë Parqet natyrore si Viroit, Sotirës, ujit të ftohtë Tepelenë, Hotova, Pllaja e Çajupit (1200 m), ujërat termale të Benjës (Përmet) si dhe kanionet e Lumit të Suhes, Zagorisë dhe Vjosës.

Gjirokastra ka një të kaluar të trazuar dhe ka qenë një qendër për pushtuesit fashistë italianë. Historia e bukur e saj ka frymëzuar shumë artistë të krijojnë poezi, këngë, tregime, etj.

Ky qytet i gurtë njihet sepse është një qendër e zhvillimit të turizmit në trashëgiminë kulturore.

Në rrugicat me kalldrëme janë tregjet tradicionale që presin kalimtarët për t’i kthyer prapa në kohë.

Më pas është kalaja e mrekullueshme e shek të XIII që të kujton kohën e sunduesve mesjetarë dhe kohët e komunizmit.

Po ashtu shumë shtëpi karakteristike janë kthyer në bujtina për të mirëpritur udhëtarët dhe është një qytet shumë mikpritës./Motilokal.com