Attenborough thirrje liderëve botërorë për krizën klimatike: Veproni tani, ose do të jetë shumë vonë!

Attenborough thirrje liderëve botërorë për krizën klimatike: Veproni tani, ose do të jetë shumë vonë!

Sir David Attenborough ka paralajmëruar liderët botërorë në samitin COP26 në Glasgow se duhet të veprojnë tani për të menaxhuar krizën klimaterike ose për planetin do të jetë shumë vonë.

COP26 është cilësuar si shansi i fundit për të mbajtur rritjen e temperaturave globale në jo më shumë se 1.5 gradë Celsius ndërsa Attenborough  u tregua kritik ndaj atyre që e refuzojnë ekzistencën e krizës klimaterike.

Në një bisedë me editorin e shkencave në BBC, David Shukman, ai u shpreh: Çdo muaj që kalon, bëhet gjithnjë e më e pakundërshtueshme se ndryshimet që po i ndodhin planetit si pasojë e përgjegjësisë sonë janë duke shkaktuar efekte shkatërruese.

“Nëse nuk veprojmë tani, do të jetë shumë vonë. Duhet të veprojmë tani”, tha ai./Motilokal.com