Riciklim metaleve të çmuara nga pajisjet elektronike

Riciklim metaleve të çmuara nga pajisjet elektronike

Një teknologji e re për nxjerrjen e metaleve të çmuara nga mbetjet elektronike. Është quajtur Urban Mining dhe rezulton të jetë një teknikë efikase për riciklimin dhe përftimin metaleve të çmuara nga smartphone, kompjuter, televizorë dhe aparate të ndryshme të përdorimit tonë të përditshëm. Të gjitha këto pajisje kanë ar në brendësi të tyre, argjend, bakër dhe zakonisht përdoren tek skedat elektronike dhe mikroprocesorët.

Aktualisht në botë vetëm 20% e mbeturinave elektronike në rang botëror riciklohet dhe gjithsesi me një teknologji shumë të kushtueshme në kohe, energji elektrike, procese të gjata, dhe jo me ndonjë përfitim ekonomik të madh. Por mënyra e re e zbuluar, zhvillohet në të nxehtë, ku metalet kthehen fillimisht në pluhur, më pas thithen në një pajisje që i kthen në gjendje të ngurtë dhe të ndarë nga njëri-tjetri.

Kjo teknikë, e shpjeguar ne revistën shkencore Nature, nuk është e kushtueshme dhe është e shpejtë, çka do të lehtësonte industrinë e riciklimit dhe do t’i jepte hov të ri, por do të ulte gërmimet në thellësitë e tokës për nxjerrjen e metaleve të çmuara dhe përfitimet do të ishin marramendëse, duke konsideruar se çdo vit në mbeturina përfundojnë 40 milionë ton pajisje elektronike./Phys.org/Motilokal.com