Mot i kthjellët e me diell, ky është parashikimi i meteorologëve për sot dhe nesër në Shqipëri

Mot i kthjellët e me diell, ky është parashikimi i meteorologëve për sot dhe nesër në Shqipëri

Moti në Shqipëri vijon të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Kështu që do kemi mot të kthjellët e me diell në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet e larta malore. Në orët e mëngjesit nëpër lugina do të ketë mjegull të dendur dhe vesë.  Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 10 deri në 20 °C.

Dita e enjte pritet të jetë me mot të kthjellët e me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 9 deri në 21 °C./Motilokal.com