Space X ka problem me tualetet në kapsula para nisjes për në hapësirë

Space X ka problem me tualetet në kapsula para nisjes për në hapësirë

SpaceX ka disa probleme me tualetet nëpër kapsula, që duhet ta zgjedh para se të lëshohet një tjetër me katër astronautë.

Kompania e SpaceX dhe NASA, duan të sigurohen që rrjedhja e tualetit nuk do të rrezikojë kapsulën që do të lëshohet të dielën nga qendra hapësinore Kennedy.

Gjatë fluturimit të parë privat të kompanisë SpaceX gjatë muajit të kaluar, gypi është shpërthyer duke bërë që të ketë rrjedhjeve të urinës nëpër ventilatorë dhe nën dysheme, ka bërë të ditur William Gersteinmeyer, zëvendëspresidenti i SpaceX që dikur ka punuar për NASA-n.

I njëjti problem është zbuluar së fundmi brenda kapsulës Dragon në stacionin hapësinor, kështu të paktën pranoi William para gazetarëve të hënën mbrëma.

E si zgjidhje afatgjatë, SpaceX ka salduar gypin për derdhjen e urinës që gjendet brenda kapsulës më të re të kompanisë, që ekuipazhi amerikano-gjerman e ka quajtur Endurance.

Sa i përket kapsulës Dragon në orbitë, nën pllakat e dyshemesë është gjetur sasi e urinës që besohet të jetë e miliarderit dhe tre personave tjerë që realizuan së fundmi një fluturim treditor. Kjo për shkak se ekuipazhi i udhëhequr nga NASA kaloi vetëm një ditë duke jetuar në të përpara se të mbërrinte në stacionin hapësinor.

Ndërkohë, një gjerman dhe tre astronautët e NASA-s fluturojnë nga Hjustoni të martën. Ashtu si paraardhësit e tyre, ata do të kalojnë gjashtë muaj në stacionin hapësinor./AP news/Motilokal.com