Mbi 1 milion çiklistë kanë çikluar në 'Rrugën e Kavajës' që prej fillimit të vitit

Mbi 1 milion çiklistë kanë çikluar në 'Rrugën e Kavajës' që prej fillimit të vitit

Tirana dita ditës po i ngjan qytetit të biçikletave, Shkodrës, duke rritur ndjeshëm numrin e qytetarëve që përdorin biçikleta. Vetëm në “Rrugën e Kavajës” që prej fillimit të vitit kanë çikluar mbi 1 milionë çiklistë.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është shprehur i lumtur që kryeqytetasit po ecin dhe përdorin biçikleta më shumë se asnjëherë. Veliaj u kërkon atyre që nuk e përdorin biçikletën, që të respektojnë rregullat dhe këshillat e efektivëve të Policisë Bashkiake për të mos penguar çiklistët.

“Gjatë paradites, korsinë e biçikletave në “Rrugën e Kavajës” e përdorin më shumë se 1500 çiklistë dhe mbi 1 milion çiklistë prej fillimit të vitit”, theksoi Veliaj.

“Jemi shumë të lumtur që në Tiranë ecet dhe çiklohet çdo ditë e më shumë, por është shumë e rëndësishme që secili të respektojë hapësirën e tjetrit. Prandaj, ju lutemi të ndiqni dhe respektoni çdo këshillë të kolegëve të Policisë Bashkiake”, u shpreh Veliaj./Motilokal.com

No photo description available.

May be an image of 7 people, people standing and outdoors

May be an image of one or more people, people standing, bicycle, road and street

May be an image of 1 person, standing, bicycle and road