Regjistrohen dridhje toke në Gjilan

Regjistrohen dridhje toke në Gjilan

Rreth orës 10:25 të mërkurës në Gjilan, janë regjistruar dridhje toke. Sipas Volcanodiscovery epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 9.6 kilometra në jug të Gjilanit. 

Raportohet se tërmeti ka qenë me magnitudë 2.2 shkallësh të Rihterit. 

Në hartat sizmike, Gjilani njihet si rajon me shkallë të lartë rrezikshmërie. Në vitin 2002, është goditur nga një tërmet, i cili ka lënë një të vdekur, dhjetëra të lënduar dhe mbi 8 mijë objekte publike dhe private të dëmtuara./Motilokal.com