Vjeshta pikturon me ngjyra të arta Parkun Natyror Korab-Koritnik

Vjeshta pikturon me ngjyra të arta Parkun Natyror Korab-Koritnik

Parku Natyror Korab-Koritnik, i pozicionuar në verilindje të vendit, përbëhet nga vargmalet Koritnik - Gjallicë - Korab. I quajtur ndryshe ballkoni i Shqipërisë, parku ofron një mozaik të larmishëm peizazhesh mes maleve dhe burimeve të shumta ujore.

Ky park që kufizohet nga tri shtete, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, është kthyer në një atraksion për turistët që janë në kërkim të aventurave malore. Ai është i prekshëm në çdo stinë, por sezoni i dimrit i jep një tjetër bukuri.

Por edhe vjeshta me ngjyrat e saj dhuron pamje mahnitëse. Në Parkun Natyror Korab-Koritnik, ndodhet ndër të tjera edhe monumenti i natyrës “Dushkaja e Novosej”, që shtrihet në një lartësi mesatare 1650 metra mbi nivelin e detit mbi shtegun që lidh këtë monument me monumentin e natyrës “guri i mëngjesit”.

Ka një mozaik ngjyrash në këtë stinë për shkak të llojeve të shumta që gjenden që ja vlen të vizitohet.

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ka publikuar një sërë fotosh me pamje magjike të peizazhit të këtij parku./Motilokal.com

May be an image of sky, nature, tree and mountain

May be an image of sky, nature, tree and grass

May be an image of tree, sky, nature and mountain\

May be an image of tree, nature and mountain

May be an image of sky, nature, tree and grass

May be an image of nature, tree and mountain